22 dhjetor 2009

Bekenbauer: Kros, pasardhësi i Balakut

Bajer Leverkuseni është kurorëzuar kampion i dimrit në Gjermani pas fitores 3-2 kundër Borusias së Mynshengladbahut. Organizatori i ri Toni Kros, aktualisht i huazuar te Bajerni i Mynihut, ka shënuar dy gola, duke e ndihmuar skuadrën të fitojë.
Ai ka qenë shumë i rëndësishëm këtë sezon. Loja e bukur e 19-vjeçarit nuk ka kaluar pa u vënë re. Franc Bekenbauer, ish-president i bavarezëve, e ka lavdëruar të riun Kros pas lojës së mirë të tij në pjesën e parë të sezonit. “Toni Kros ka qenë kryesor për skuadrën deri tani. Ai mund të jetë Mikael Balaku i ri. Unë nuk jam shumë i befasuar nëse trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv, e merr me vete në Afrikë të Jugut”, ka pohuar ai.