17 dhjetor 2009

Behrami Mund ta Zëvendësoj Camoranesin te Juve

Lëndimi i mesfushorit të djathtë, Mauro German Kamoranesi, ka shtyrë drejtuesit e Juventusit që të mendojnë për përforcimet eventuale që mund t’i bëjnë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Me këtë rast sipas mediave në Itali “Zonja e Vjetër” është duke menduar që në radhët e veta të sjell shqiptarin Valon Behrami që aktualisht luan në Premier Ligën Angleze te skuadra e West Hamit.

Përveç tij si alternativa tjera, “Zonja e Vjetër” sheh edhe te futbollistët si Maksi Rodrigez i Atletiko Madridit dhe Amantino Mansini, i cili si duket nuk është përshtatur në skemën e lojës të trajnerit Hoze Murinjo te skuadra e Interit.

Mediat italiane dhe angleze shkruanin se Juventusi kishte shprehur interesim për futbollistin kosovar edhe gjatë verës, por futbollisti i përfaqësueses zvicerane kishte preferuar të shërohej mirë dhe të vazhdonte me klubin londinez.

Vetë Behrami, disa javë më parë tha se ndihet mirë te skuadra e West Hamit dhe se nuk e ka ndërmend të largohet.