16 dhjetor 2009

Beckham: E dua Manchesterin në Ligën e Kampionëve

David Beckham shpreson se ai do të takohet me ish-klubin e tij Manchester United në Ligën e Kampionëve, pasi të kalojë në Milan në fillim të vitit që vjen.
“Vërtet do të doja të takohem me ish-klubin tim në fazën e ardhshme. Pasi u largova në United në vitin 2003, nuk jam kthyer të luaj më në Old Trafford”, ka thënë mesfushori anglez.
“Kam kaluar shtatë vite dhe do të doja që kjo të ndodhë. Unë kundër United, do të ishte diçka e bukur, apo?”, ka shtuar më tej Beckham.