04 dhjetor 2009

Barry : Capello na frikëson

Mesfushori i Manchester Cityt Gareth Barry ka pohuar se Fabio Capello shtron disciplinë strikte mbrenda skuadrës së Anglisë, dhe ata që bëjnë gabime, nuk do tu përsëriten më.
“ Nuk është hera e parë që rregullat thehen, ka ndodhur dy, tre herë, dhe ai është ngopur.”
“ Aty këtu lojtarët kacaftyen me të, por me këtë menagjer nuk duhet të hyni në konflikt. Lojtarët që e kanë bërë këtë, më nuk kanë ardhur.”
“ Ai shihet vërdallë shtypit si njeri i fortë, si dictator. Ai mund të jetë vërtetë i frikshëm, por e ka për të mirën e kombit tonë.”
“ Ne frikësohemi kur ai vjen në zhveshtore. Nëse diçka gabon, fjalë të rënda do t’ju thuhen. Nëse Fabios nuk i pëlqen diçka, atëherë do ta pengoj atë.”
“ Ai nuk është njëri prej tyre që dëshiron të bisedoj shumë. Kur gabojmë, pas stërvitjeve, ai vjen dhe na kushton disa minuta të situatave të cilat kanë ndodhur gjatë karrierës së tij, dhe na pyet ‘ pse ka ndodhur kjo.”
“ Gjithnjë shpjegon gjërat negative, të cilat do të na ndihmonin.”
“ Ndonjë fjalë e mirë që më ka thënë? Nuk mendoj që më ka thënë ndonjë. Një shtrëngim dore, ndoshta?”
“ Që nga ndeshja e parë, menangjeri ndjeu se duhet të besojmë në vetvete,”
“ Ai e ka parë që kemi humbur besimin. Tani ne besojmë se do ti mundim më të mirët. Ai po punon që të na e fus në kokë këtë mentalitet.” Përfundoi Gareth Barry.