19 dhjetor 2009

Barcelona kampione e botës !

E pabesueshme por e vërtetë ! Aq pranë këtij titulli ishte skuadra Argjentinase, sa që bëri që të gjithë të mendonin se dilema kishte përfunduar, por në fund, Barcelona e fitoi titullin e shumëkërkuar.
Barcelona ka mposhtur Estudiantes pas një trilleri të vërtetë, vetëm pas vazhdimeve.
Barcelona kishte dominim në pjesën më të madhe të takimit.
Të parët dolën në skenë argjentinasit e Estudiantes. Në minutën e 37 pas një harkimi të thellë në zonë, Mauro Boselli hyri mes dy lojtarëve dhe shënoi me kokë në këndin e poshtëm të Victor Valdes. Gëzim i madh te kampioni i Amerikës Jugore.
Në vazhdim të takimit Barcelona morri lojën nën kontroll. Raste të panumërta të Barcelonës të cilat nuk u shfrytëzuan dot.
Guardiola inkuadron Pedron në vend të Keitas, që doli të jetë dhe çelësi i takimit.
Pedro pasi huqi dy,tri raste të mira, tre minuta pa përfunduar takimi shtang të gjithë. Pas një harkimi, Gerrard Pique godet me kokë, dhe nga ky top i lirë u gjend në zonë Pedro i cili shënoi për 1-1. E pabesueshme por e vërtetë.
Në vazhdime shohim një Barcelonë ende më të mirë. Lojtarët e Estudiantes dukeshin tejet të lodhur dhe këtë e shfrytëzuan Blaugranët.
Golin e titullit e shënoi njeriu i titujve, futbollisti më i mirë në botë, topi i artë, Maestro Messi, që shënon në minutën e 109 të vazhdimeve. Pas një harkimi të Daniel Alvesit i cili lodhi argjentinasit, Messi shënon me gjoksin e tij për 2-1 dhe titullin e gjashtë këtë sezonë për Barcelonën. A ka diçka që Messi nuk mund ta bëj, ose nuk e ka bërë?
Duhet të përmendet dhe rasti i Desabatos i cili pas një harkimi nga goditja e lirë e Veron nuk shënon nga afërsia duke e dërguar topin në Himalaje. E pabesueshme !
Ne ndeshjen per vendin e trete, mes Pohang Steelers dhe Atlantes, triumfoi pas penaltive skuadra e japoneve Pohang.
Barcelona arrin me shumë mund ta marrë dhe titullin e gjashtë këtë sezonë, dhe titullin e vetëm i cili i mungonte në vitrinën e trofenjve të klubit.