05 dhjetor 2009

Barca tepër e fortë për Deporin

Deportivo La Coruna ishte e pafuqishme ndaj Barcelonës e cila tregoi edhe një herë një lloj futbolli sikur nëpër konzolat e video lojrave sony playstation, apo Xbox.
Barcelona mposhti 3-1 Deportivon, në një takim të dominuar nga Barcelona.
Lionel Messi shënon për epërsinë e parë në këtë takim në minutën e 27 pas një goditjeje precise nga 17 metra.
Në minutën e 39 Adrian shënon për 1-1 pas një gabimi të mbrojtjes së Barcës, të cilin ai e konkretizoi në gol me kokë.
Deri në fund të takimit Deportivo u mbajt, por në fund, Barcelona tregoi dhëmbët.
Topi i Artë shënon dhe golin e dytë të takimit në minutën e 80 për 2-1.
Ibrahimovic shënohet në listë në minutën e 88 kur pas një aksioni fenomenal, arrin të shënoj. Vërtet aksion fantastik.
Barcelona kështu arriti të mbajë distancën aktuale në pikë me Barcelonën që tani është 5, edhe pse Reali ka një ndeshje më pak të zhvilluar.