02 dhjetor 2009

Barca merr tri pikë nga Xerez

Barcelona ka shënuar fitore minimale por të rëndësishme në transfertë ndaj Xerezit me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 13 që u zhvillua sonte për shkak të angazhimeve të Barcelonës në botërorin e klubeve.
Barcelona i kishte rastet por u vërejt që tereni mysafir ishte një arrë e fortë për tu thyer.
Të parin gol në këtë takim e shënoi Thierry Henry në minutën e 47. Deri në fund ta takimit Barcelona tentoi ta zmadhoj epërsinë por ishte e pamundur.
Golin e fitores e shenoi Ibrahimovic ne minuten e fundit te takimit.
Kështu, Barcelona tani ka 5 pikë më shumë se Real Madridi në pozitën e dytë me një ndeshje më pak të zhvilluar.