14 dhjetor 2009

Banfield pas 113 vjetëve kampion i Argjentinës

Skuadra Banfieldit pas 113 vjetëve bëhet kampione e Argjentinës në futboll dhe ky është treguesi më i mirë sesa i vjetër është kampionati argjentinas. Plotë 113 vite ka agjëruar skuadra e Banfieldit, e cila iu është gëzuar titullit të kampionit së bashku me adhuruesit e saj të flaktë. Ky është edhe trofeu i parë për një skuadër simpatike, që ka mrekulluar në kampionatin argjentinas. Në ndeshjen e javës së fundit, Banfield megjithëse ka humbur me rezultat 0:2 nga njëra prej skuadrave më të njohura botërore, Boca Juniors, assesi nuk ua ka prishur kremten e madhe. Një kampionat atraktiv, interesant dhe cilësorë ka qenë në Argjentinë. Në pozitën e dytë tabelore është renditur Newells një skuadër që ka befasuar për të mirë. Mirëpo, Banfield është një skuadër që vjen nga jugu i Buenos Aires pa shume histori titujsh, por më një jetë të gjatë në kampionatin argjentinas. Duhet shtuar se Boca Juniors dhe River Plate para fillimit të kampionatit ishin llogaritur si kandidatët e mundshëm për titull, dhe pak kush e kishte pritur se do të dalë në skenë një Banfield, që të bëjë historinë dhe mrekullinë e futbollit.