08 dhjetor 2009

Balardini: Goli i Romës? Pati një faull!

Tek Lacio akoma nuk gjejnë qetësi për humbjen e pësuar në derbin kundër Romës. Më i hidhëruari, për arsye të ndryshme, ka qenë trajneri Davide Balardini, që, ka analizuar takimin, duke u ankuar për disa vendime të arbitrit Ricoli. “Kemi luajtur më mirë se Roma, nuk meritonim absolutisht të humbisnim. Në fund kam falënderuar lojtarët një për një. Moduli? Nuk ishte një formacion i kujdesshëm, vetëm se nuk doja t’i jepja Romës asnjë pikë referimi”.
Në lidhje me golin e verdhekuqve: “Ka patur një faull të dukshëm të Totit ndaj Brokit, por Ricoli nuk e ka parë. Situata që po kalojmë nuk është e mirë, por nëse luajmë siç kemi bërë në derbi mendoj se do ta kalojmë shpejt këtë moment”. Ndërkohë, presidenti Lotito, ka vendosur të konfirmojë besimin për trajnerin deri në Krishtlindje. Do të jenë vendimtare për të ardhmen e Balardinit ndeshjet kundër Xhenoas dhe Interit. Kandidatët e mundshëm për të zënë vendin e tij në drejtim të bardhekaltërve janë Kamoleze dhe De Biazi.