23 dhjetor 2009

Bakaj, futbollist i vitit

Elis Bakaj futbollist i Dinamos nga Tirana e ka fituart epitetin e futbollistit më të mirë të Shqipërisë. Trajnerët e Superligës së Shqipërisë në futboll e kanë votuar më së shumti Bakajn dhe me plotë meritë e ka fituar çmimin e laureatit të vitit. Sulmuesi i Dinamos, Bakaj, që ka shënuar dhjetë gola në stinorin vejshtor, e ka ndier veten të lumtur që ka fituar këtë çmim. Ai përveç trofeut të modeluar si një këpucë e artë, ka fituar edhe një vend të përhershëm në skuadrën kombëtare të futbollit. Në garë për këtë çmim ishin edhe mesfushorët Gjergji Muzaka (Tirana) dhe Igli Allmuça (Dinamo). Kjo ceremoni është organizuar nga Federata e Futbollit Shqiptar.