09 dhjetor 2009

Bajerni nxjerr Juventusin jashtë Ligës së Kampioneve

Dje u luajtën ndeshjet e fundit në grupet A, B, C dhe D për Ligën e Kampioneve. Bajerni fitoi 4-1 ndaj Juventusit, pavarësisht nga disavantazhi fillestar dhe kualifikohet sëbashku me Bordonë në Grupin A. Majkëll Ouen shënon tri gola në fitoren e Mançesterit në Volfsburg, që i jep mundësinë CSKA së Moskës të kualifikohet me fitoren në minutën e fundit të ndeshjes ndaj Beshiktashit. Në Grupin C, kualifikohen Milani dhe Reali. Sot jepen katër “biletat e fundit për në 1/8-t e finaleve…

GRUPI A Bajern Mynih, arritje historike në Torino

Bajerni i Mynihut është kualifikuar për në 1/8-t e finaleve të Ligës së Kampioneve, edhe në saj të 11- metërshit të shënuar nga portiere Hans-Jorg But, në fitoren 4-1 ndaj Juventusit, mbrëmë në Torino. Edhe pse Juventusi kishte nevojë vetëm për një barazim, që t’i bashkëngjitej Bordosë si skuadër e kualifikuar në Grupin A, Bajerni luajti më mirë që në fillim të ndeshjes, pavarësisht se e gjeti veten në avantazh pas 19 minutash, kur David Trezege mposhti Butin, i shërbyer nga Klaudio Markizio. Gjermanët barazuan pas gjysmë ore lojë, kur Martin Kaseres ndaloi në mënyrë të parregullt Ivica Oliçin në zonën italiane. Nga pika e bardhë e 11-metrave, But mposhti kolegun Bufon. Në minutën e shtatë të pjesës së dytë, Bufon nuk arriti të kontrollojë goditjen e Daniel Van Byjtenit dhe Oliç shënoi golin e dytë për bavarezët. Në ato momente, Juvja u hodh në kërkim të golit të dytë, por ekipi i Van Galit e mbylli ndeshjen me kundërsulmet perfekte që u kurorëzuan me golat e Mario Gomezit dhe Anatoli Timoshukut. Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të Grupit A, Bordoja e mbajti vendin e parë me fitoren 1-0 në fushën e Makabi Haifas. Husie, në minutën e 13-të, i dha fitoren kampionëve të Francës.

GRUPI B Ouen mposht Volfsburgun, kualifikohet CSKA-ja

Sulmuesi anglez Majkëll Ouen shënoi tre gola në fitoren 3-1 që Mançester Junajtid arriti në Volfsburg, e cila i dha “djajve” vendin e parë në Grupin B dhe përkoi me eliminimin e kampionëve të Gjermanisë, pas fitores të CSKA-së në ndeshjen tjetër ndaj Beshiktashit. Përveç një penalltie, që iu mohua nga gjyqtari, Volfsburgu duhet të fajësojë vetëm veten për morinë e rasteve ndaj Mançesterit, që kishte vetëm Evranë së mbrojtës titullar. Sulmet gjermane ishin të rrjedhshme, por shuheshin në fund, derisa Mançesteri goditi me golin e parë të Ouenit, i cili tundi rrjetën pas krosimit të Nanit. Në minutën e dhjetë të pjesës së dytë, Edin Dzeko vuri barazpeshën, por në minutën e 83-të, Ouen shënoi sërish për Mançesterin. Në kohën shtesë, ai realizoi edhe golin e tretë. Fitorja i jep mundësinë Mançesterit të shpallet fitues në Grupin B, ndërsa Volfsburgu do të vazhdoj më tej në Ligën e Europës. Krahas Mançesterit kualifikohet edhe CSKA e Moskës. Rusët fituan 2-1 në fushën e Beshiktashit, në sajë të golit të shënuar nga Aldolin, pikërisht në aksionin e fundit të ndeshjes. Beto, katër minuta para fundit, kishte barazuar golin e Milos Krasiç, por me turqit e hedhur në sulm në kërkim të golit që do t’i jepte kualifikimin, Aldolin mbylli llogaritë.

GRUPI C Reali i pari, “Dinjo” shpëton Milanin

Dygolëshi i Kristiano Ronaldos i dha Realit të Madridit fitoren 3-1 në Marsejë dhe kualifikimin për në 1/8-t e finaleve të Ligës së Kampioneve, si vendi i parë i Grupit C. Ronaldo shënoi me goditje dënimi në minutën e pestë dhe përfitoi nga një hezitim i mbrojtjes vendase për të shënuar golin e tretë, kur kishin mbetur edhe dhjetë minuta lojë në “Velodrom”. Luço Gonzales, i cili në pjesën e dytë humbi një 11-metërsh, barazoi përkohësisht rezultatin në minutën e 11-të, përpara se Raul Albiol të shënonte për Realit, pas një ore lojë. Reali, që grumbulloi 13 pikë nga gjashtë ndeshje, do të kualifikohet sëbashku me Milanin, që barazoi 1-1 në Zyrih, ndërsa Marseja shkon në Ligën e Europës. Ronaldinjo shënoi një 11-metërsh në pjesën e dytë, duke i shpëtuar kuqezinjë nga humbja në Zvicër, ndaj debutuesve që i kishin mundur edhe në ndeshjen e parë në Itali. Gajiç, me goditje dënimi, kaloi në avantazh Zyrihun pas gjysmë ore lojë, por në minutën e 65-të, Alan Roshat ndaloi në mënyrë të parregullt Marko Borielon në zonën vendase. Gjyqtari akordoi 11-metërsh dhe ndëshkoi mbrojtësin me karton të kuq. Nga pika e bardhë, “Dinjo” mposhti portierin Xhoni Leoni. Milani e mbylli grupin me nëntë pikë.

GRUPI D Atletiko humbet, por shkon në Ligën e Europës

Atletiko e Madridi është mundur thellë, 3-0 nga Porto në fushën e saj, por gjithsesi ka garantuar vendin e tretë në Grupin D, i cili i jep mundësinë të vazhdoj më tej në Ligën e Europës. Çelsi dhe Porto ishin kualifikuar që pas ndeshjeve të katërta dhe gara e vetme ishte mes Atletikos dhe APOEL-it për vendin e tretë. APOELI arriti një barazim historik, 2-2 në Londër ndaj Çelsit, por i duhej me çdo kusht fitorja. Bruno Alvesh dhe Radamel Falkao shënuan golat e parë të fitores së Portos në Madrid, ndërsa Hulk vulosi golin e tretë. Ndërkohë, APOELI shënoi i pari në “Stemford Bridxh”, por Çelsi, që vinte nga dy humbje, u përgjigj me golat e Esienit dhe Drogbasë. Gjithsesi në minutat e fundit në gabim i Xhon Territ i fali golin Mirosavlljeviçit dhe barazimin qipriotëve. Çelsi e mbylli grupin pa humbje dhe me 14 pikë pas gjashtë ndeshjesh

12 skuadra e kualifikuara:

Bordo, Mançester U, Real Madrid, Çelsi, Bajern M, CSKA Moskë, Milan, Porto, Fiorentina, Lioni, Arsenali, Sevilja

GRUPI A

JUVENTUS - BAJERN M 1-4
Trezege 19’/But (pen.) 30’, Oliç 52’, Gomez 83’,Timoshuk 90’
MAKABI- BORDO 0-1
Husie 13’

Renditja

1. BORDO 16
2. BAJERN M 10
3. Juventus 8
4. Makabi 0

Ndeshje të luajtura

JUVENTUS – BORDO 1-1
MAKABI – BAJERN 0-3
BAJERN – JUVENTUS 0-0
BORDO – MAKABI 1-0
JUVENTUS – MAKABI 1-0
BORDO – BAJERN 2-1
MAKABI – JUVENTUS 0-1
BAJERN M – BORDO 0-2
BORDO – JUVENTUS 2-0
BAJERN M – MAKABI 1-0

GRUPI B

VOLFSBURG - MAN.UTD 1-3
Dzeko 56’/ Ouen 44’, 83’, 90’
BESHIKTASH - CSKA 1-2
Bobo 86’/ Krasiç 41’, Aldonin 90’

Renditja

1. MANÇESTER U. 13
2. CSKA MOSKË 10
3. Volfsburg 7
4. Beshiktash 4

Ndeshje të luajtura

BESHIKTASH – MANÇESTER 0-1
VOLFSBURG – CSKA 3-1
CSKA – BESHIKATASH 2-1
MANÇESTER – VOLFSBURG 2-1
CSKA – MANÇESTER 0-1
VOLFSBURG – BESHIKTASH 0-0
MAN.UTD – CSKA 3-3
VOLFSBURG – BESHIKTASH 3-0
MAN.UTD – BESHIKTASH 0-1
CSKA – VOLFSBURG 2-1

GRUPI C

ZYRIH - MILAN 1-1
Gajiç 29’/ Ronaldinjo (pen.) 65’
MARSEJË - REAL MADRID 1-3
Gonzalez 11’/ K.Ronaldo 5’,80’, Albiol 60’

Renditja

1. REAL MADRID 13
2. MILAN 9
4. MARSEJË 7
3. ZYRIH 4

Ndeshje të luajtura

ZYRIH - REAL MADRID 2-5
MARSEJË – MILAN 1-2
MILAN – ZYRIH 0-1
REAL MADRID – MARSEJË 3-0
REAL MADRID – MILAN 2-3
ZYRIH – MARSEJË 0-1
MILAN - REAL MADRID 1-1
MARSEJË – ZYRIH 6-1
REAL MADRID – ZYRIH 1-0
MILAN – MARSEJË 1-1

Grupi D

ATLETIKO M - PORTO 0-3
Alves 2’, Falkao 14, Hulk 74’
ÇELSI - APOEL 2-2
Esien 19’, Drogba 26’/ Zevlakov 6’, Mirosavljeviç 87’



Renditja

1. ÇELSI 1
2. PORTO 12
3. ATLETIKO M. 3
4. APOEL 3


Ndeshje të luajtura

ATLETIKO M – APOEL 0-0
ÇELSI – PORTO 1-0
APOEL – ÇELSI 0-1
PORTO - ATLETIKO M 2-0
PORTO – APOEL 2-1
ÇELSI - ATLETIKO M 4-0
APOEL – PORTO 0-1
ATLETIKO M – ÇELSI 2-2
APOEL - ATLETIKO M 1-1
PORTO – ÇELSI 0-1