14 dhjetor 2009

Bajern Mynih, ëndrra është Adriano

Pas suksesit mbresëlënës me bluzën e skuadrës braziliane, Flamengo, ngjiten sërish kuotimet për 28-vjeçarin, ish-sulmues të Interit, Adriano. Këtë herë është Bajerni i Mynihut ai që kërkon të afrojë këtë futbollist. Me Luka Tonin (32-vjeçar) gjithnjë e më pranë lamtumirës, bavarezët do të dëshironin të blinin ish-futbollistin e larguar nga Murinjo e Morati rreth tetë muaj më parë, për të zëvendësuar sulmuesin italian. Në kontratën e tij me Flamengon ekziston një klauzolë, e cila do t‘i jepte mundësinë të lirohej nga ky klub, në rast se do të merrte një ofertë nga një klub europian. Në fakt Adriano nuk e ka përjashtuar kurrë mundësinë e rikthimit në një skuadër europiane.