15 dhjetor 2009

Avram Grant: Chelsea gaboi që më shkarkoi

Menaxheri i Portsmouthit Avram Grant ka dhënë një deklaratë bombastike duke thënë se shkarkimi i tij ishte tepër i gabuar pasi që ai ishte njeriu që e dërgoi Chelsean në finale.
“ Mendova se do të duhej të vazhdoja sepse klubi ishte në rrugë të mirë.”
“ Muaj për muaj ishte më mirë e më mirë. Futbolli u përmirësua dhe mendoja se është mirë për mua, për ekipin dhe mirë për pronarët që të qëndroj unë.”
“ Por pronari morri një vendim dhe unë pata dy zgjidhje – të shikoj prapa ose të shikoj përpara.”
I pyetur se a ishte shokuar pas shkarkimit të tij, Grant tha:
“ Unë jam që një kohë të gjatë në futboll që të them se diçka do të më befasonte.”
“ Shpeshherë mund të lexoj mes vijave por nuk mendoj për këtë.”
“ Në tre ose katër muajt e fundit, unë isha koncentruar në fitimin e titujve.”
“ Kur ndodhi (shkarkimi), isha i befasuar, por jo shumë sepse ky është futbollit.” Përfundoi Grant.