03 dhjetor 2009

Arsenali përgatit 15 milionë funte për Dzekon

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, planifikon të ofrojë 15 milionë funte për sulmuesin e Wolfsburgut, Edin Dzeko.
Tablodi The Sun njofton se Topçinjtë kanë shtuar interesimin për sulmuesin boshnjak që nga lëndimi i Robin van Persiet.
Drejtuesit e Arsenalit besojnë se 23-vjeçari mund të sjellë një rekord të mirë golashënues, duke qenë se sezonin e kaluar shënoi 36 gola për kampionin e Gjermanisë, ndërsa këtë sezon, deri më tani ka shënuar 13 gola.