13 dhjetor 2009

Arsenali në gjurmët e VDV, David Villës dhe Edin Dzekos

Menaxheri i Arsenalit Arsene Wenger raportohet se mban sytë në sulmuesin e Valencias David Villa ashtu si në sulmuesin Boshnjak Edin Dzeko, përderisa ai po shikon se si ta përforcoj skuadrën e tij në Janar.
The Daily Mirror raporton se Dzeko ishte shikuar nga agjentët e Wengerit në ndeshjen ndaj Manchester United në mesjavë, përderisa Villa është në radarin e Wengerit që një kohë të gjatë.
Në listën e francezit është dhe sulmuesi i West Hamit Carlton Cole.
Villa është lidhur me një kalim në Angli në bazë ët regullt, edhe pse gjigantët spanjoll Barcelona dhe Real Madridi janë të interesuara për të siguruar shërbimet e sulmuesit.
Wolfsburg është eliminuar nga Champions League dhe kështu duhet të inkasoj para me shitjen e Dzekos, kurse Wenger e dëshiron atë për shkak të mungesës së Van Persiet.
Nga ana tjetër News of the World raporton se Van der Vaart dëshiron kalimin te Arsenali pasi që kjo e fundit nuk mund të llogaris në Rosickyn dhe Walcott për shkak të formës fizike.
Sidoqoftë, një gjë dihet, merkatoja dimërore do të jetë tepër intensive për Arsene Wengerin dhe top çinjtë e tij.