05 dhjetor 2009

Arsenali mposht Stoke Cityn

Topçinjtë kanë shënuar fitore me rezultat 2-0 kundër Stoke Cityt në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në Emirates.
Në minutën e 21-të, portieri i Stoke mbrojti penalltinë e Cesc Fabregas, ndërsa pesë minuta më pas (26’), Andrey Arshavin krijoi epërsinë.
Aaron Ramsey shënoi golin e sigurisë për vendasit (79’) duke ua humbur shpresat mysafirëve për barazim.
Pas kësaj fitoreje, Arsenali ngjitet në pozitën e tretë me dy pikë më shumë se Tottenhami që të dielën zhvillon ndeshjen kundër Evertonit.