16 dhjetor 2009

Arsenal ndalet, Tottenham dërrmon Cityn

Arsenal është ndalur në një barazim 1-1 në takimin e javës së 17, duke humbur kështu terren në garë për titull. Nga ana tjetër City është mposhtur nga Tottenham në Ëhitë Hart Lane me rezultat të lartë 3-0.
Të dy golat në ndeshjen Burnley-Arsenal u shënuan në pjesën e parë. Cesc Fabregas shënon në minutën e shtatë për 1-0.
Golin e barazimit e shënoi Alexander në minutën e 28. Kjo ishte e tëra nga ky takim.
Në takimin Tottenham-Manchester City heroi ishte Niko Kranjcar. Kroati shënoi golin e parë dhe të tretë në këtë takim, kurse listë ju shtua dhe Defoe.
Arsenali me këtë barazim gjendet 8 pikë prapa Chelseat me një ndeshje më pak të zhvilluar.