27 dhjetor 2009

Arsenal kërkon Craig Bellamy

Arsenal raportohet se do të transferoj sulmuesin e Manchester Cityt Craig Bellamy gjatë afatit kalimtar dimëror, gjithnjë sipas The Sunday Mirror.
Tabloidi pohon se top çinjtë janë tejet të interesuar në uellsianin i cili besohet të jetë i pakënaqur me situatën te City, pas shkarkimit të Mark Hughes.
30 vjeçari Bellamy nuk startoi në ndeshjen ndaj Stoke Cityt të dielën, edhe pse erdhi si zëvëndësim në pjesën e dytë.
Roberto Mancini nga ana tjetër mohon se është kacafytur me Bellamyn.
Sipas këtij tabloidi, Arsenali po mendon seriozisht ta transferoj Bellamyn duke shfrytëzuar situatën e rëndë te City.
Arsenali vetë ka pranuar se është në treg të transferimeve për një sulmues pasi që Van Persie është i lënduar.