08 dhjetor 2009

Aragones një hap larg Milanit

Luis Aragones ka qenë një hap afër angazhimit në stolin e trajnerit të Milanit më herët gjatë këtij sezoni, bëjnë të ditur mediat spanjolle.
Marca thotë se Leonardo ishte në prag të shkarkimit pas humbjes 1-0 ndaj Udineses, barazimit pa gola në San Siro kundër Barit dhe humbjes në shtëpi ndaj Zurichut.
Braziliani duhej të shkarkohej nëse Atalanta do të mposhtte Milanin, por ai u shpëtua nga një gol i shënuar nga Ronaldinho.
Negociatat kishin filluar me ish-trajnerin e kombëtares së Spanjës, Aragones, dhe kishin vazhduar edhe pas barazimit ndaj Atalantas. Por ka qenë fitorja e Milanit në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit ajo që i ka prishur bisedimet dhe ka penguar angazhimin e spanjollit.