22 dhjetor 2009

Ankohet Felipe Melo

Paraqitjet e dobëta të Felipe Melos këtë sezon janë vërejtur nga të gjithë dhe kritikat ndaj futbollistit të Juventus janë të panumërta. Por, futbollisti brazilian nuk ka mundur të durojë më: ai e ka sulmuar trajnerin Ciro Ferrara, për pozitën në të cilën e vendos në fushë.

“Unë nuk jam regjisor i lojës. Ferrara më kërkon gjëra që unë nuk di t’i bëj, që nuk hyjnë në karakteristikat e mia. Detyrë e imja është që të ‘vjedh’ topa dhe t’i qoj përpara, e jo të ndërtoj aksione. Kjo është një detyrë që iu takon të tjerëve”, u ankua Melo, i cili në ndeshje me Catanian u zëvendësua në minutën e 32-të..