23 dhjetor 2009

Anelka: Do t’ia dalim edhe pa Drogban

Sulmuesi i Chelseat, Nicolas Anelka, thotë se blutë mund t’ia dalin edhe në mungesë të sulmuesit kryesor Didier Drogba.
Drogba ka qenë një prej shtyllave të Chelseat këtë sezon, duke shënuar 18 gola. Muajin e ardhshëm ai nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Carlo Ancelotti pasi do të jetë në detyrë me kombëtaren e Bregut të Fildishtë në Kupën Afrikane të Kombeve.
Megjithatë, Anelka mendon se Chelsea është mjaft i përforcuar sa të mos e ndjejë mungesën e Drogbas.
“Kur në fillim të sezonit Drogba mungonte dhe kur ishim të goditur nga embargoja e transferove, disa njerëz pritën të jemi edhe më të dobët. Por ne luajmë si ekip dhe të gjithë duam ta fitojmë Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve dhe atmosfera ekipore na ndihmon”.
“Është e qartë se më mirë është kur Drogba është këtu, por unë do të jap më të mirën nga vetja për të shënuar gola dhe për të mos ndjerë mungesën e tij”, ka thënë Anelka.