15 dhjetor 2009

Andrea Dosena zgjedh Napolin

Sipas agjentit, mbrojtësi italian i Liverpulit ka zgjedhur ekipin e Mazarit dhe tashmë pritet vetëm akordi mes klubin nga “Anfield” dhe Napolit. Agjenti i lojtarit, Roberto La Florio, ka deklaruar se “Të kuqtë” nuk do ta lënë të largohet Dosenën, në rast se nuk vjen një ofertë e rëndësishme nga Napoli. Nga ana tjetër, klubi italian ka ndërmend të bëjë një ofertë për një huazim, me të drejtë blerjeje. “Dëshira e mirë e lojtarit dhe e Napolit ekziston”, saktësoi ai.
Sipas agjentit, tashmë duhet të arrihet vetëm marrëveshja zyrtare midis dy klubeve. “Megjithatë, ka kohë, merkatoja ende nuk është hapur dhe është i gjithë janari përpara. Ndoshta Benitezi mund të pranojë kërkesën. Roma? Nuk ka pasur asgjë, ishin thjesht fjalë në media”, shtoi La Florio.