23 dhjetor 2009

Ancelotti: Terry është përzierje e Franco Baresit dhe Paolo Maldinit

Menaxheri i Chelseat Carlo Ancelotti ka komplimentuar qendërmbrojtësin John Terry duke e krahasuar atë me dy legjendat e vërteta të futbollit.
“ Terry është sikur Franco Baresi, dhe Paolo Maldini në personalitet, karakter, dhe lidership.”
“ Kam fat që kam një lojtar të tillë si kapiten të ekipit.”
“ Abramovich është si Berlusconi,”
“ Ai ka pasion për klubin, i pëlqen të flas për futboll, ashtu si Berlusconi. Të dyve u pëlqen të shikojnë futboll në TV. Pas ndeshjes ai vjen në zhveshtore.”
“ Kurrë nuk mendoj se Abramovich do të më shkarkoj nëse nuk fitoj ndeshjet. Synimi im është që të bëj më të mirën për klubin, ashtu si kam bërë për klubet tjera.” Deklaroi Ancelotti për The London Evening Standard.