14 dhjetor 2009

Ancelotti: Nuk ka nevojë për panik

Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, thotë se nuk ka ‘asgjë për panik’ pas barazimit 3-3 në vikendin e kaluar në Stamford Bridge ndaj Evertonit.
Blutë vazhduan të pranojnë gola nga ndërprerjet e ndeshjeve, një problem të cilin ata e kanë pasur që nga fillimi i sezonit, por Ancelotti vazhdon të jetë i qetë.
“Menduam se problemi nga ndërprerjet e ndeshjeve u zgjidh pas Aston Villas. Por tash duhet t’i rikthehemi punës sërish. Ndonjëherë kur fitoni vetëbesim, humbni një pjesë të vëmendjes dhe kundërshtarët e shfrytëzojnë këtë avantazh”.
“Në stërvitje ne gjithmonë kalojmë shumë kohë në mbrojtje nga situatat e tilla të ndërprerjeve. Ne nuk kemi nevojë të harxhojmë më shumë kohë në këtë, vetëm duhet të jemi më të përqendruar. Duhet të kemi një kontroll më të mirë”, ka thënë Ancelotti./