26 dhjetor 2009

Ancelotti: Na mungoi besimi

Menaxheri i Chelseat Carlo Ancelotti ka pranuar se skuadrës së tij i mungon besimi pas barazimit pa gola ndaj Birmingham Cityt.
Chelsea pati një numër rastesh për të shënuar, por nuk arriti ta dërgoj topin në rrjetë.
“ Normalisht, kur kemi pesë, gjashtë, ose shtatë raste ne duhet të shënojmë.”
“ Por nuk duhet ta humbim besimin, duhet të luajmë mirë, dhe të mendojmë për ndeshjen e radhës ndaj Fulhamit.”
“ Mendoj se kemi humbur besim në lojën tonë, jemi të lodhur, kemi disa lojtarë të rëndësishëm që janë të lënduar.”
“ Por vazhdojmë të jemi në pozitën e parë, dhe tani duhet të mendojmë për ndeshjen tjetër.”
“ Kupa e kombeve afrikane nuk do të ndikoj. Do të luajmë me pjesën tjetër të lojtarëve.”
“ Do të jetë rast i mirë për lojtarët e rinj për të treguar veten në fushë.” Përfundoi Ancelotti.