06 dhjetor 2009

Ancelotti: Lampard do ta ekzekutojë penaltinë e ardhshme

Trajneri i Chelseat,Carlo Ancelotti ka insistuar se do të jetë pikërisht Frank Lampard ai që do të ketë përgjegjësinë për të goditur në penaltinë e ardhshme.
Reprezentuesi anglez dështoi të shënojë nga pika e bardhë në ndeshjen kundër Manchester Cityt dhe Ancelotti nuk shqetësohet mbi të ardhmen e tij.
“Lampard mund të dështojë nga penaltia”,tha italiani sipas Sky Sport News.
“Këto gjëra ndodhin.Nuk ka problem.Do ta ekzekutojë penaltinë e ardhshme”.
Ancelotti ishte i pakënaqur me vendin e gjyqtarit kur u faulua Tevez,rast të cilin argjentinasi e shëndrroi në gol nga gjuajtja e lirë.
“Nuk di se çfarë kishte parë gjyqtari.Jam i befasuar sepse e konsideroj Howard Webb si gjyqtar fantastik”.