25 dhjetor 2009

Ancelotti: I kam sjellur identitet të ri Chelseat

Menaxheri i Chelseat Carlo Anceotti insiston se ai ka sjellur identitet të ri tek Blutë e Londrës, pas brengave të Roman Abramovich se klubi nuk ka personalitet.
Ish bossi i Milanit, ka zbuluar në autobiografinë e tij, se më herët gjatë vitit, Rusi Abramovich e ka përmendur mungesën e personalitetit dhe se ai nuk i kishte pranuar pohimet e manjatit rus.
“ Mendoj se Chelsea ka treguar lojë tjetër vitin e fundit, dhe ka shfaqur personalitet dhe identitet.” Tha Ancelotti.
“ Shpeshherë ne mund të luajmë mirë. Shpeshherë ne nuk mund të luajmë një ndeshje aq të mirë. Por secilën ndeshje ne e luajmë me personalitet, me një sistem të caktuar të lojës, dhe gjithashtu, me një identitet të mirë.”
“ Me Abramovichin, unë nuk kam biseduar për këtë pyetje. Ai do ta ketë idenë e tij në ekipin e tij.”
“ Kurrë nuk mendoj se nëse nuk fitoj ndeshjet, Roman Abramovich do të më shkarkoj.”
“ Synimi im është të bëj më të mirën për klubin, ashtu siç kam bërë për klubet tjera.” Theksoi Carlito.