07 dhjetor 2009

Ancelotti fajëson Cech

Menagjeri i Chelseat Carlo Ancelotti beson se portieri Petr Cech kishte gabuar në takimin ku Manchester City doli fitues.
“ Këtë sezonë, deri më tani, Petr luajti shumë shumë mirë. Më pëlqen. Ai merr përgjegjësi dhe i pëlqen të dal dhe ta zë topin mbrenda zonës.”
“ Por nëse më pyesni për golin nga goditja e lirë e së shtunës, ai do të mund të bënte më mirë.”
“ Nëse portieri është në pozicionin e duhur, në shtyllë, dhe lojtari e dërgon topin mbi murin e gjallë, atëher duhet ta përgëzomë lojtarin.”
“ Por, kjo nuk ndodhi me Cityn. Por, edhe një portier i mirë mund të bëj gabime.”
Ancelotti poashtu tha se problemet e pranimit të golave gjatë ndërprerjeve nuk janë rikthyer.
“ Kundër Manchester Cityt pranuam një gol direkt nga gjuajtja e lirë. Nga këndi im, ndërprerjet janë diçka tjetër. Ju nuk duhet të mbuloni lojtarë kur është goditja e lirë, por vetëm të vendosni një mur.”
“ Ky nuk është problem si ndërhyrjet. Ishte më ndryshe kundër Aston Villas. Aston Villa kishte dy kornera dhe në të dyja rastet shënoi. Situata ndryshoi që nga kjo sfidë. Ndërhyrjet, gjuajtjet e lira, janë elemente të ndryshme.” Deklaroi Ancelotti për The Daily Mirror.