11 dhjetor 2009

Ancelotti: Chelseat nuk i duhen lojtarë të rinj në Janar

Trajneri i Chelseat,Carlo Ancelotti ka pranuar se Blutë e Londrës nuk kanë qëllim të blejnë lojtarë të rinj në Janar sepse ai ndjen se skuadra e tij është shumë e mirë.
Liderët e Premier League kanë qenë të lidhur me transferimin e Sergio ‘Kun’ Agueros nga Atletico Madrid dhe me sulmuesin Luis Suarez nga Ajax. Disa raporte thonë se ata e dëshironin edhe mesfushorin e Evertonit,Jack Rodwell.
Sidoqoftë,Ancelotti është i vetëdijshëm se disa lojtarë nga skuadra e tij do të shkojnë për çmimin Kupa Afrikane e Kombeve.
“Jam i kënaqur me ekipin që kam,”tha italiani sipas The Sporting Life.
“Në Janar, Didier Drogba, John Obi Mikel,Salomon Kalou dhe Michael Essien do të luajnë në Kupën Afrikane të Kombeve dhe ata do të mungojnë për 4 javë në Premier League.
“Por unë kam lojtarë që premtojnë shumë si Fabio Borini dhe Gael Kakuta”.
“18-vjeçari,Kakuta ishte lojtari më i mirë kundër APOEL në barazimin 2-2 në Champions League”.