24 dhjetor 2009

Ancelotti beson në dyshen e re Borini- Sturridge

Strategu italian Carlo Ancelotti, "shef" i Chelseat ka besim të plotë në dyshen e re sulmuese Fabio Borini dhe Daniel Sturridge, të cilët janë të gatshëm të zëvendësojnë Didier Drogban dhe Salomon Kalou, të cilët do të udhëtojnë në kupën e Afrikës, ndërkohë që Nicolas Anelka po lufton me lëndimin. Kështu Chelsea në duelin radhës duhet të mbështet në 18-vjeçarin Borini dhe dy vjet më të vjetër Sturridge. Kjo dyshe pret të dëshmohet me shënimin e golave. "Kemi shumë besim në sulmuesit tanë. Dhe atë jo vetëm në ata që janë dëshmuar por edhe në sulmuesit e rinj. Sturridge tash ka një rast të mirë të tregojë cilësitë e tij. Ka luajtur në vazhdim kundër West Hamit dhe ka luajtur mjaft mirë. Mbase kundër Birminghamit është koha të luajë prej fillimit", ka thënë Ancelotti