04 dhjetor 2009

Ambrozini zbulon “projektin” për titullin

Mesfushori kuqezi “duartroket” modulin e Leonardos: Për kreun, duhet që edhe Interi të gabojë
Teorikisht kapiten Masino Ambrozini është një nga “viktimat” e modulit “4-2-fantazi”, që trajneri Leonardo ka për Milanin. Por mesfushori kuqezi është dakord me zgjedhjen e trajnerit: “Në këto momente, - reflekton Ambrozini, - kjo skuadër mund të zbavisë, luan mirë ose keq, rrezikon, pëson tre gola si me Kaljarin dhe shënon katër. Është pak më e gjallë, është një mënyrë ndryshe nga ç’luanim në të shkuarën dhe moduli ka ndryshuar”.
Ashtu si detyra e Ambrozinit, që ndryshe nga ç’ka bërë për shumë vjet me Ançelotin, duhet të kufizojë përfshirjet e tij në sulm: “Ajo që më kërkohet është ndryshe, - konfirmon 32-vjeçari, - por Leonardo kishte në mendje të luante kështu që në fillim të kampionatit. Pastaj iu afruam disi, por ideja ajo ishte, ishim mirë dhe donim ta aplikonim. Moduli i ri duhej të fillonte gjatë sezonit dhe ne e përqafuam të gjithë. Ndryshimi i ridha energji skuadrës”. Asnjë nuk e tha pak ditë më parë, në përpjekje për të mos qenë euforikë dhe të vazhdonin të punonin në heshtje.
Por në shtëpinë e Milanit, kanë nisur të mendojnë pak edhe për titullin. Dhe konfirmimi vjen edhe nga fjalët e Ambrozinit: “Ai i titullit është një projekt shumë i besueshëm. Po ecim mirë, por e dimë që për të arritur Interin, duhet të fitojmë akoma dhe të shpresojmë që ata të bëjnë ndonjë hap të gabuar. Kam idenë se Milani nuk e ka dhënë akoma maksimumin e tij dhe kur ta bëjë do të konkurrojë i barabartë me të gjithë. Nëse Juvja e mund Interin? Do të afrohemi më shumë, një skuadër si Milani nuk mund të mos e ketë titullin si objektiv. Në këtë periudhë kemi pasur edhe pak fat, por skuadrat e forta kanë nevojë edhe për pak fat”.
Si kapiten milanist, në fund Ambrozini lëshon një mesazh për mikun-”rival” të tij dhe shokun e skuadrës, Xhenaro Gatuzo, e ardhmja e të cilit me Milanin është në dyshim: “Rino është një futbollist i madh dhe është e drejtë që ankohet se nuk luan shpesh, - shton “Ambro”. - Por unë jam i bindur se do të qëndrojë me ne dhe kjo është shpresa e të gjithëve. Nëse pastaj ai dhe klubi vendosin të gjejnë një zgjidhje tjetër…”.
Në të vërtet Milani kërkon ta mbajë me çdo kusht Gatuzon. Për t’ia arritur, Adriano Galiani i paska propozuar mesfushorit kalabrez rinovimin e kontratës: “Jemi dakord, Gatuzo në fillim të riaftësohet nga dëmtimi dhe pastaj të ulemi të flasim, - tha numri dy i kuqezinjve. - Mund t’iu them që i kam propozuar Rinos jo vetëm që të qëndrojë me ne, por edhe të rinovojë kontratën për ta mbyllur karrierën e tij me Milanin”.
Kalon edhe Ançelotin
Leonardo, më i miri në 4 vitet e fundit
Pas një fillimi të vështirë, Leonardo ka punuar shumë dhe tani po merr frytet e kësaj pune. Duke parë rezultatet e tij pozitive radhazi - kuqezinjtë kanë grumbulluar 28 pikë në 14 ndeshje - Milani ka arritur rendimentin më të lartë mirë në katër sezonet e fundit. Leonardo ka bërë edhe më mirë se Ançeloti, që në sezonin e shkuar në po të njëjtën javë, pas humbjes në Palermo kishte marrë një pikë më pak. Pra, fillimi i aventurës së brazilianit është entuziazt: 9 pikë në 7 javë, me nisjen më të dobët nga sezoni 1981-82. Pas rezultateve zhgënjyese në derbi në kampionat dhe në Champions me Zurihun, tashmë moduli i ri i Leonardos (4-2-4) po funksionon dhe madje ka arritur të lërë pas me rezultatet e tij deri tani edhe Karlo Ançelotin