10 dhjetor 2009

Alonso dhe Sergio Ramos do të luajnë kundër Valencias

Xabi Alonso dhe Sergio Ramos i janë bashkëngjitur pjesës tjetër të skuadrës madrilene gjatë seancave stërvitore të të enjtes, ashtu që pritet të jenë të gatshëm për ndeshjen e fundjavës kundër Valencias.
Të mërkurën, Marca njoftoi se Alonso do të mungojë në këtë ndeshje të rëndësishme, si pasojë e një lëndimi që mori në takimin kundër Marseille në Ligën e Kampionëve, mirëpo lajmet e reja vijnë në favor të Realit, ashtu që mesfushori spanjoll pritet të jetë i gatshëm për lojë, sikurse edhe mbrojtësi Sergio Ramos
Ata që do të mungojnë në Mestalla, janë Christophe Metzelder, Guti, Ruud Van Nistelrooy dhe Kaka, të cilët janë të lënduar, si edhe Cristiano Ronaldo, i cili u përjashtua me karton të kuq nga ndeshja kundër Almerias.