18 dhjetor 2009

Aguero fans i futbollit anglez

Sulmuesi argjentinas i Atletico Madrid, Sergio Aguero, thotë se ai është një fans i madh i futbollit anglez
Argjentinasi duket se është i gatshëm të transferohet te Chelsea në muajin e ardhshëm dhe e vlerëson kombëtaren e Anglisë në mesin e favoriteve për të fituar Kupën Botërore.
“Mbrojtësit të cilët më pëlqejnë janë John Terry dhe Rio Ferdinand, pasi ata që të dy janë shumë të fuqishëm dhe janë artikull i përfunduar. Ata janë të mirë në ajër dhe janë të vështirë të mposhten në situatat një-në-një”.
“Kam ndryshuar mendjen edhe për mesfushën. Më herët më pëlqente Cristiano Ronaldo, por tash, ndoshta Steven Gerrard dhe Frank Lampard janë dy prej më të mirëve. Javier Mascherano dhe Michael Essien janë dy mesfushorët më të mirë defansiv”, ka thënë Aguero.