22 dhjetor 2009

Adriano nuk rikthehet në Europë

Agjenti i sulmuesit të Brazilit dhe Flamengos, Adriano, ka sqaruar situatën aktuale të klientit të tij rreth një rikthimi të mundshëm në Europë.
“ Adriano nuk shkon asku. Ai ka vendosur të qëndroj në Brazil, edhe nëse do ta kishte mundësinë për tu rikthyer.”
“ Ai do të jetë besnik ndaj Flamengos.”
“ Qëllimi i tij është që të luaj një rol të madh për kombëtaren në kampionatin e ardhshëm botëror.”
Shumë klube janë të interesuara në ish bombarduesin e Interit, duke përfshirë, Milanin, Manchester City, Manchester United, Uest Ham, dhe Roma.