08 dhjetor 2009

Adriano drejt Premier Ligës, Zola e do te Uest Hemi

Sipas “The Sun”, klubi londinez do përpiqet ta marrë brazilianin në janar, megjithëse kontrata e tij me Flamengon skadon në fund të sezonit.Trajneri italian i Uest Hemit, Xhanfranko Zola, është gati t’i bëjë golashënuesit më të mirë në kampionatin brazilian një ofertë në janar. Adriano ka deklaruar se në vendimin e tij nuk do të merret parasysh aspekti financiar.
Ndërkohë, sipas zërave më të fundit rreth merkatos, Mançester Siti është gati t’i ofrojë Bajernit të Mynihut 12 milion euro për të pasur në janar shërbimet e mbrojtësit Filip Lahm, që kohët e fundit nuk i ka pasur të mira marrëdhëniet me klubin bavarez.