06 dhjetor 2009

Ademi dhe Hysenaj shënojnë në ligën e dytë zvicerane

Skuadra e Nyonnaisit me futbollistin shqiptar Valon Hysenaj, pësuan humbje 2:3 nga Schaffhauseni, në ndeshjen e javës së 15-të të Ligës së Dytë të Zvicrës në futboll. Për skuadrën e Schaffhausenit ndër të merituarit për fitore ka qenë shqiptari Almir Ademi, i cili ka shënuar gol në minutën e 55-të, duke e ngritur epërsinë në 1:3. Valon Hysenaj ka shënuar gol në minutën e 52-të për Nyonnaisin, por ka qenë gol që nuk ka kryer punët të paktën ta ndalin një pikë. Schaffhauseni zë vendin e 11-të me vetëm 18 pikë, duke e lënë një pozitë më poshtë, Nyonnaisi që ka tubuar 16 pikë.