07 dhjetor 2009

Adebayor beson se City do të përfundojë në top katërsh

Sulmuesi i Manchester Cityt, Emmanuel Adebayor, thotë se Manchester City është shumë serioz në synimin për të arritur pozitën e katërt të tabelës së Ligës Premier.
City shënoi fitore me rezultat 2-1 ndaj liderit aktual të kampionatit anglez, Chelseat, gjatë derbit të së shtunës, duke iu dhënë shtytje shpresave të tyre për të siguruar një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.
“Ne do të vazhdojmë deri në fund, nuk do të heqim dorë. Do të vazhdojmë të luftojmë për njërën nga katër pozitat e para deri në ndeshjen e fundit. Do të jetë vështirë, por besojmë se mund ta arrijmë këtë”, ka thënë Adebayor.
Sulmuesi nga Togo po ashtu ka lavdëruar portierin e Cityt, Shay Given, i cili bëri disa mbrojtje të shkëlqyeshme përfshirë edhe penaltinë e Frank Lampard, për t’i siguruar fitoren ekipit të tij./