06 dhjetor 2009

90 milion £ shpenzime ?

News of the World raporton se Manchester United ka shpenzuar më se 90 milion funta për të paguar kompani të ndryshme për një periudhë dy vjeçare, përkundër borxheve të mëdha që ka klubi.
Tabloidi pohon se gjiganti nga Old Trafford ka në listën e pagesave një arallë prej kompanive të cilat kanë të punësuar profesionistë, nga kamarier e deri në ekspertë të demolimit.
Sidoqoftë, raporti është i shkurtër pasi që këto shpenzime janë plotësisht legale dhe nuk ka asgjë të gabuar në mardhëniet financiare të United.
Një zëdhënës i United kohë më parë tha:
“ Manchester United është një biznes që operon 364 ditë në vit rreth shumë hapësirave jashtë fushave të futbollit.”
“ Këtu përfshihen shpenzimet në hotelieri, konferenca, mirëmbajtje, dhe shpenzimet tjera qëndrore administrative që mund ti gjeni në çdo kompani.”
“ Në sezonin 2007-2008 ne kemi shpenzuar 170 milion funta kurse kemi patur përfitim 257 milion funta – pra, ky është profiti më i madh që ndonjë klub ka arritur ndonjëherë.”
Përkundër profitit të lartë, thuhet se Manchester United është në borxh prej më se 650 milion funtash.