Roma, Toti “vrapon” drejt Barit
Toti është gati të rimarrë vendin e tij në fushë të dielën në “Olimpiko” kundër Barit. Në stërvitjen e fundit, kapiteni verdhekuq, u stërvit rregullisht me grupin, duke treguar se është riaftësuar pas dëmtimit. Punë në palestër për Vuçiniçin, i rikthyer pas ndeshjeve me kombëtaren e Malit të zi, ndonëse 24-vjeçari do të jetë gati. Ndërkohë De Rosi e ka lënë spitalin “Gemelli” pas problemit shëndetos që kishte. Tani do të pushojë për disa ditë. Janë kthyer edhe brazilianët nga kombëtarja, kështu që Ranieri do t’i ketë thuajse të gjithë lojtarët të gatshëm për sfidën ndaj “Barit në “Olimpiko”.