24 nëntor 2009

Rekord dhe kontratë, super-sezoni i Totit

Kapiteni i Romës po thyen çdo rekord me golat e tij: Vazhdoni të thoni që kam mbaruar, më sjillni fat
Muzikë” për “kamaleonë”, ato që “luajnë” këmbët e tij. “Muzikë” për një futbollist që ka ndryshuar lëkurë dhe mendësi, duke qëndruar gjithnjë ai që ishte: një kampion. Flasim për Françesko Totin, që numrat e certifikojnë si të jashtëzakonshëm. Mjaftojnë 187 gola që e rendisin në vendin e 7 të renditjes së golashënuesve më të mirë të historisë së Serisë A (ai që nuk është një sulmues i mirëfilltë). Mjaftojnë 9 gola që e ngjisin në vend të parë të renditjes së golashënuesve më të mirë të kampionatit deri tani me Di Natalen (ai, Toti, që ka luajtur vetëm 8 ndeshje). Mjaftojnë 18 gola sezonalë në 13 ndeshje (ai që ka munguar në 8 për dëmtime). Ndoshta këtë herë mund të mjaftojë për të heshtur gojët e liga, të zakonshmet, disa edhe nga tifozët e Romës, ajo Romë për të cilën ka shënuar 237 gola. Ndoshta Toti është irrituar shumë për fjalët e shpeshta që ka dëgjuar javën e fundit, duke filluar nga ato mbi rinovimin e kontratës, që për rreth 5 milionë euro në sezon do ta lidhë me klubin deri në 2014-ën si futbollist dhe si drejtues deri më 2019-ën (me shifër më të ulët sigurisht). Gjithçka është gati. Mjafton një mbledhje e presidencës për të ratifikuar gjithçka.
Ankesat ndaj tij duket se i kanë sjell fat: “Pasi shënova tri gola, është e lehtë të flasësh, - thotë Toti. - Le të vazhdojnë të thonë se kam mbaruar, njerëz të tillë me sjellin fat”. Ndoshta. Më e bukur është të shohësh buzëqeshjen e djalit të tij Kristian në tribunë dhe gruas Ilari Blazi, të cilëve u lëshoi 4 puthje pas golit të tretë përrallor. Trigolëshi ndaj Barit vjen 7 vjet nga i vetmi i shënuar në kampionat kundër Breshias së “babait” të tij Macone.