Zikaltrit i përgjigjen presidentit bardhezi, Blank: Doni titujt e hequr? Na jepni atë të 1998-ës dhe 2002-itNë pritje që sfida e pambarimtë mes Juventusit dhe Interit më 5 dhjetor në “Olimpiko” të Torinos të konkretizohet, kanë nisur që tani “përplasjet” dielektike. Frazat e presidentit bardhezi Zhan Klod Blank, që vazhdon të kërkon “yllin e tretë” në rast fitoreje të titullit në këtë sezon (janë 29 tituj, por dy iu hoqën nga drejtësia sportive pas skandalit të “Calciopolit”), nuk janë pritur mirë nga tifozët interistë, sidomos nga Masimo Morati. Dhe kështu, kanali televiziv tematik i klubit zikaltër “Inter Channel”, duke vlerësuar kërkesat e tifozëve, ka lëshuar një provokim të ri: “Nëse Juvja kërkon yllin e tretë, atëherë ne interistët kërkojmë të dytin”.
Në këtë pikë duhen bërë llogaritë në të vërtetë: Interi ka 17 tituj dhe duke konsideruar që me shumë mundësi do të fitojë edhe të 18-in, mbështetësit zikaltër, duan që t’u jepen, si gjithnjë në tavolinë edhe titujt e vitit 1998 dhe të 2002-it, të cilët sipas tyre janë fituar pa meritë nga Juventusi i Lipit. Për t’i shkuar deri në fund kësaj teze, Interi ka përgatitur edhe një dosje me gabimet e gjyqtarëve: në sezonin 1997-98, përveç kontaktit historik Juliani-Ronaldo, ku hidhen dyshime edhe për golin e anuluar të Bierhofit nga ish-gjyqtari Çezari në Juventus-Udineze 4-1, është edhe ai që nuk iu quajt Biankonit nga gjyqtari Rodomonti në ndeshjen Empoli-Juventus 0-1.
Ndërsa në sezonin 2001-02, zikaltrit akuzojnë gjyqtarin De Santis për një 11-metërsh jo të dhënë në sfidën Kievo-Inter 2-2 dhe një penallti “bujare” e dhënë nga Sakani për Udinezen në javën e parafundit të kampionatit, që i lejoi friulanët të luajnë të qetë në ndeshjen me Juven në javën e fundit, ndërsa Interi binte në “Olimpiko” kundër Lacios në 5 majin e famshëm (dhe këtë herë gjykimi s’kishte të bënte fare, pasi gafa e sllovakut Greshko fundosi gjithçka, ndonëse Lacio luante për qejf…).
Pra, ka nisur zyrtarisht “lufta e yjeve” mes Interit e Juventusit.