24 nëntor 2009

Ikën Zenga, Palermo zgjedh Delio Rosin

Ka mbaruar aventura e Valter Zengës në stolin e Palermos dhe do të jetë Delio Rosi ai që do të zëvendësojë ish-portierin nën drejtimin e sicilianëve. Klubi, përmes një komunikate zyrtare në adresën e Internetit, bën të ditur që ish-trajneri i Lacios ka nënshkruar një kontratë deri në fund të qershorit 2011, me një mundësi për një vit tjetër. Trajneri i ri do të prezantohet sot në mëngjes në zyrën e shtypit të stadiumit “Barbera: “Palermo komunikon se ka shkarkuar nga detyra trajnerin përgjegjës të skuadrës së parë, Valter Zengën. - Klubi e falënderon Zengën për përkushtimin që pati dhe i uron të ketë fat në të ardhmen në karrierën e tij”, - lexohet në komunikatën zyrtare që Palermo dha mbi lajmin e shkarkimit.