Pep Guardiola nuk është i befasuar që Barcelona po ka telashe për vendin e saj në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve. Ai pret një sfidë të vërtetë kundër Interit.Fituesi i sfidës së sotme do të bëj një hap të madh drejt kualifikimit përderisa Barcelona mund të eliminohet nëse humb dhe Rubini fiton.
“ Unë e kam ditur se grupi do të vendoset në dy ndeshjet e fundit.”
“ Na duhen rreth 4 pikë dhe mendoj se do ti arrijmë.”
“ Ne do të përballemi me një ekip të madh, liderët në Serie A, që kanë një trajner të klasit botëror.”
“ Jose Mourinho mund të bëj skuadrën e tij të luaj në disa mënyra, ai di të përdor taktikta të ndryshme, kështu që duhet të jemi të përgatitur.” Deklaroi Guardiola.