Dzeko kushton dyfishin e Huntelarit
Lajmet që kanë ardhur për Milanin në lidhje me merkaton gjatë këtyre ditëve janë dy: Edin Dzeko ka konfirmuar se dëshiron të luajë me Milanin në sezonin e ardhshëm, një deklaratë kjo që ka detyruar trajnerin e Volfsburfgut të zbulojë ekzistencën e një klauzole në kontratën e sulmuesit boshnjak. “Dzeko mund të largohet nëse një klub i interesuar do të paguajë klauzolën për prishjen e kontratës”. Dhe shifra që kuqezinjtë do të duhej të paguanin për lojtarin duket se i afrohet 30 milionë eurove, që është dyfishi i shumës së shpenzuar për Huntelarin. Ndoshta Adriano Galiani do të mendohet pak para se të veprojë.