01 tetor 2009

Refuzova Juventusin – Mario Gomez

Sulmuesi i Bayernit Mario Gomez ka përsëritur se ka refuzuar një kalim lukrativ te Juventus përderisa ai ishte lojtar i Stuttgartit më 2007.

“ Juventus më bëri një super ofertë, mendoj se ishte rreth 20 milion euro,” tha Gomez për revistën Champions.

“ Stuttgart mendoi për atë, por unë e refuzova. Unë mendova se do ishte më mirë të qëndroja aty dhe të marr përvojë para se të bëja një kalim të madh.”

Gomez këtë verë kaloi te Bayerni, duke refuzuar dy vite me radhë Juventusin.

“ Kontrata me Juventusin do ishte shumë e rëndësishme për një djalosh i cili posa i ka mbushur 21 vjet, por paraja nuk ëshë kruciale kur vjen koha të vendosësh për të ardhmen. Unë preferoj të mendoj për zhvillimin tim si një lojtar,” përfundoi sulmuesi.