Raul është bërë rekorder në skuadrën mbretërore të Real Madridit pas paraqitjes së 709 kundër Marseille dje mbrëma në Ligën e Kampionëve.
Kapiteni i Los Merengez ka qenë ylli i skuadrës që një kohë të gjatë, dhe tani ai është bërë i pavdekshëm duke e kaluar dhe Manuel Sanchis.
Gjatë kohës sa ishte pjesë e ekipit të parë të Real Madridit, 32 vjeçari Raul ka fituar tre herë Ligën e Kampionëve në vitet 1998, 2000, 2002 dhe gjashtë tituj të La Ligas 1995, 1997, 2001, 2003, 2007 and 2008.
Tani ai dëshiron të luaj më shumë dhe të shtoj trofe në vitrinën e tij të plotë.
“ Tani kam shumë sfida përpara dhe unë jam njëjtë i uritur për tituj si në fillim kur erdha këtu.”
“ Nuk luaj që të thej rekorde personale, mirëpo për të fituar tituj në fund të sezonit.”
Raul është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në historinë e Champions League me 65 gola, dhe kryeson si golashënuesi më i mirë ndonjëherë në La Liga duke shënuar 44 gola në një sezon. Ai ka shënuar më së shumti gola në La Liga për Real Madridin (216) dhe më i miri në të gjitha garat për Real Madridin me 315 gola.