12 qershor 2009

Tottenham interesohet për Huntelaar

Sipas spekulimeve të fundit mediatike, ekipi i Tottenhamit së shpejti do të kontaktojë me Real Madridin për të angazhuar sulmuesin holandez Klaas Jan Huntelaar.
L’Equipe shkruan se presidenti i klubit anglez të hënën do të niset për në Madrid për të takuar drejtuesit e klubit spanjoll, me arsyen për të angazhuar sulmuesin holandez. Huntelaar nuk arriti të dëshmojë veten në Real Madrid, pas transferimit nga Ajaxi në afatin kalimtar të janarit, ndërsa duket se do të jetë i rendit të dytë edhe në sezonin e ardhshëm, nëse vendos të mbetet në klubin spanjoll. Mediat spanjolle paralajmërojnë arritjen e edhe një sulmuesi në Real Madrid, David Villa, dhe pritet që holandezi të kërkojë një stacion të ri. Tottenham provoi të angazhojë Huntelaar edhe në verën e kaluar, kur ai luante për Ajaxin, por klubi holandez refuzoi ofertën aso kohe.