12 qershor 2009

Pellegrini: E logjikshme që të gjithë duan të luajnë për Realin

Trajneri i Real Madridit, Manuel Pellegrini, është i kënaqur me punën e deritanishme të presidentit Florentino Perez, dhe ka shprehur mirëkuptimin e tij për të gjithë lojtarët të cilët dëshirojnë të luajnë në Bernabeu.Mbretërit arritën që për një periudhë të shkurtë kohore të sigurojnë shërbimet e dy nga lojtarët më të mirë në botë që qarkullojnë tani, Ricardo Kaka dhe Cristiano Ronaldo.“Kjo është një periudhë shumë e rëndësime për Real Madridin: në skuadër është kthyer Florentino Perezi- njeri me kapacitet të madh menaxherial, dhe Jorge Valdano, personalitet i lidhur me të gjitha pjesët e hierarkisë së klubit. Ata paraqesin një ekip të shkëlqyer së bashku, dhe është normale që të gjithë lojtarët dëshirojnë të vijnë te Real Madridi”.“Numri i lojtarëve që do të transferohen është fiks, prandaj po mundohemi të ndërtojmë një ekip të fuqishëm, sepse e dimë se Real Madridi do të konkurrojë në tri gara (La Ligan, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve) në të cilat do të luftojë për trofe”, ka thënë Pellegrini.