Milani nënshkruan me Edin Dzekon
"Sky Sports Italia" njofton se Milani ka nënshkruar një para-kontratë me sulmuesin e Wolfsburgut, Edin Dzeko.I njëjti burim pohon se sulmuesi boshnjak ka nënshkruar një para-kontratë me Rossonerët, ndërsa tani duhet që gjiganti italian të arrijë marrëveshje me skuadrën nga Bundesliga gjermane.Wolfsburgu deri më tani ka thënë se nuk lejon largimin e Dzekos, mirëpo vendimi i lojtarit për t’u transferuar në San Siro mund t’i detyrojë ata që ta lejojnë largimin e tij.Ndërkohë thuhet se kampioni gjerman kërkon 30 milionë euro, ndërsa italianët ofrojnë vetëm 20 milionë.