12 qershor 2009

Maldini refuzon ofertën e Chelseat

Ish-kapiteni i Milanit, Paolo Maldini, ka refuzuar rastin për t’iu bashkuar Carlo Ancelottit në Chelsea.
Sipas The Times, menaxheri i Chelseat ka hedhur idenë që ish-lojtari i Milanit të marrë një pozitë të re, atë të menaxherit gjeneral të klubit, por Maldini, 40-vjeçar, dëshiron të bëjë pauzë nga futbolli, pasi muajin e kaluar i dha fund karrierës së tij 24-vjeçare në futboll. Ancelotti thuhet se ndjehet i vetmuar në Londër, pasi ish-zëvendësi i tij Filippo Galli, vendosi të mbetet në San Siro. Megjithatë italiani është i kënaqur me strukturën e trajnerëve të Chelseat dhe nuk ka plan ta ndryshojë atë.